Makina përplaset me murin, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 15:51

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Itali.

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur pas një aksidenti fatal.

Xhemal Letija, 21-vjeç nga Shqipëria humbi jetën pasi mjeti i tij u përplas me një mur në Besozzo, Varese.

Aksidenti ndodhi në orën 01:30 të mëngjesit.

Ambulanca u njoftua nga banorët e zonës aty pranë të cilët i dhanë ndihmën e parë të ndjerit.

Mirëpo i riu nuk arriti të mbijetojë dot për shkak të plagëve të rënda dhe vdiq menjëherë pas aksidentit.

Shkak i ngjarjes, mund të ketë qenë përgjumësia e të ndjerit ose ndoshta përpjekja e tij për të shmangur një kafshë në rrugë.

Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e automjeteve të tjera në aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit