Çmimi i qumështit arriti deri në 95 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.09.2022, 15:56

Kështu duken raftet në disa dyqane në fillim të javës, para shtrenjtimit të qumështit. Shitësit thonë se nuk kanë qumësht as në magazinë.

Por, tre ditë më vonë, qumështi u bë me çmim të ri. Në rastin konkret, çmimi i qumështit të importuar është 95 denarë, kurse qumështi nga prodhuesit vendas mund të blihet edhe për 87 denarë. Qumështi “Bitolsko”, nëpër dyqanet e Shkupit kushton 87, kurse në Kosovë 66 denarë. Po ta analizonim lëvizjen e çmimit të qumështit, do të dukej kështu: BLEGTOR QUMËSHTORE DYQAN 27 DENARË ? 87 DENARË

Kjo do të thotë se çmimi blerës i qumështit është më i lartë për trefish se çmimi në dyqan. Prandaj parashtrohet pyetja se si është e mundur që kostot të rriten vetëm për përpunuesit dhe dyqanet, e jo edhe për blegtorët? Çmimi blerës shënon rritje për 30%, kurse harxhimet për 200%, thotë blegtori Stevanço Jordanovski.

Herën e fundit kur biseduam me Jordanovskin për çmimin e qumështit, çmimi lëvizte nga 24 deri 27 denarë. Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimit të qumështit në markete, përsëri e kontaktuam që të pyesim nëse është rritur çmimi i blerjes, sipas të cilit e shesin blegtorët.

“Nuk ka ndryshim të çmimit të blerjes, edhe nëse ka, ky ndryshim është minimal, 0,5 denarë ndoshta, por në shumë pak raste.

-Siç thashë herën e fundit, nga 24 deri 27 denarë”, tha blegtori Stevanço Jordanovski.

ÇMIMI I QUMËSHTIT SIPAS NUMBEO-s

KOSOVA – 0.98 EURO – 60 DENARË

SERBIA – 116 DINARË – 61 DENARË

SHQIPËRIA – 149 LEKË – 79 DENARË

BULLGARIA – 2.76 LEVË – 87 DENARË

MAQEDONIA – 87 DENARË (PRODUKTI VENDAS, 95 DENARË QUMËSHTI I IMPORTUAR) Nga përpunuesit e qumështit nuk morëm përgjigje se sa ua shesin qumështin marketeve dhe sa kushton përpunimi dhe procesi i prodhimtarisë, Jordanovski thotë se për shkak të çmimeve të këtilla inkurajuese, ka rrezik për shuarjen e blegtorisë. Do të rritet importi me çka do të rriten edhe çmimet. Sipas të dhënave të Entit për Statistikë, Maqedonia ka importuar 26 milionë litra qumësht me vlerë prej 37 milionë eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit