Dëshmitari në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar: U vra nga bashkombasi i dehur, u zunë për një femër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 14:29

Para pak ditësh u regjistrua një sherr në një lokal në Itali, pas një feste dhe kjo e gjitha për shkak të një vajze.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 shtatorit ku 34-vjeçari Rigels Gjinaj vrau për vdekje 23-vjeçarin Emanuel Rroku si dhe plagosi një 30-vjeçar.

Ndërkohë një i ri italian, Luca di Cuggiono i cili ndodhej prezent në via Allea Comunale, në momentin e sherrit tregon ngjarjen e rëndë.

“Ai që qëlloi, fillimisht bëri sherr me partneren e tij, ndërhyri njëri dhe ai e plagosi në këmbë. Ai ishte i dehur. Pas të shtënave, të gjithë dolën nga klubi dhe u hodhën mbi të për ta ndaluar. Ai kishte një armë të vogël. Më pas, ai qëlloi sërish dhe vrau djalin duke e gjuajtur me plumb në fyt”.- tha Luca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit