Vuajtjet e qytetarit nga Babrroi: Fajdexhiu kërkon të më marrë pronën 700 mijë euro, do bëj vetëgjyqësi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.09.2022, 14:16

Gëzim Neziri, një qytetar nga Babrroi ka bërë në redaksinë e JOQ ALBANIA një denoncim tronditës. Në një intervistë ekskluzive për JOQ, ai tregon se fajdexhiu kërkon që t’i marrë pronën prej 700 mijë euro.

Neziri rrëfen, se para disa vitesh, mori 100 mijë euro tek një peron nga Lazarati, i quajtur Gafurr Buzheri. Pas një farë kohe, Neziri arriti të lante paratë që kishte marrë borxh, përpara noteres, me të gjitha procedurat e nevojshme.

Mirëpo, fajdexhiu i kishte vënë syrin ndërtesës 5 katëshe dhe nuk donte paratë. Kështuqë, fajdexhiu i ka zënë pronën dhe vazhdimisht dhunon denoncuesin dhe familjen e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet të vëna në dispozicion për JOQ ALBANIA, disa persona kanë dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e Gëzim Nezirit. Ky i fundit në këtë kohë, ishte në burg, pasi kur disa persona, të paguar nga fajdexhiu, erdhën në ambientin e tij për ta dhunuar, ai qëlloi me pushkë në ajër.

Për këtë bëri edhe një vit burg.

Qytetari tregon, se fajdexhiu nuk ka ndërmend të ndalet dhe në çdo komunikim me të i thotë se ka edhe shtetin me vete, dhe kështu duket, përderisa policia po mbështetet zaptuesi dhe jo qytetari.

Sipas denoncimit, fajdexhiu ka blerë edhe policinë, që herë pas here e terrorizon qytetarin. Gëzim Neziri, kërkon ndërhyrjen e shtetit, që ai të jetojë i lumtur me familjen e tij ose në të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi. JOQ ALBANIA i bën thirrje policisë që të reagojë në lidhje me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit