Gjendet i pajetë një shqiptar në Greqi, i përket një krimineli të arratisur nga burgu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 14:00

Të hënën në mëngjes u gjet një trup i pajetë në një fushë bujqësore në rrugën rurale Thivon-Mourikiou.

Mësohet se trupi i përket një shtetasi shqiptar dhe këtë e kanë faktuar dokumentet që kishte me vete i ndjeri.

Gjithsesi emri i viktimës nuk është bërë ende i ditur për mediat për shkak të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin në fjalë.

Ajo që dihet është se viktima është me precedentë të mëparshëm penalë.

Mediat e huaja shkruajnë se skeleti i trupit u konstatua në një distancë prej 8 metrash nga rruga.

Dyshohet se i ndjeri është vrarë dhe më pas është varrosur me qëllimin që të mos gjendet nga policia.

Ekzaminimet për shkakun e vërtetë të vdekjes së shqiptarit po vijojnë ende.

Ajo që dihet është se viktima është 45-vjeç dhe rezulton i arratisur nga burgu i Patras.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit