Babai djeg për vdekje djalin 12-vjeçar: Nuk bëri detyrat e shtëpisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 13:29

Një tragjedi është regjistruar në Pakistan.

Një 12-vjeçar i identifikuar si Shaheer Khan, nga Karaçi i Pakistanit, vdiq dy ditë pasi babai i tij e dogji të gjallë pasi nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.

Policia në Pakistan deklaroi se burri nuk duronte faktin se i biri nuk bënte detyrat e shtëpisë dhe derdhi vajin mbi djalin e tij me qëllim për ta trembur, por kjo rezultoi në ngjarje fatale.

Nazir donte të trembte djalin e tij që të qëndronte në shtëpi dhe të përfundonte detyrat e shtëpisë.

Shaheer përfundoi në spital, por për shkak të plagëve të rënda, nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit