Trafikantët e drogës nuk kursejnë as fëmijët, iu shesin online ëmbëlsira me kanabis

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2022, 12:34

Trafikantët e drogës nuk po mjaftohen vetëm me të rinjtë dhe të rritur, por kanë kthyer sytë edhe nga fëmijët duke u shitur atyre ëmbëlsira me kanabis

Sky News ka publikuar një artikull, ku ngre shqetësimin se si trafikantët e drogës iu shesin fëmijëve kanabis në formë çamçakëzi dhe haribosh.

Policia thotë se për shkak të këtij paketimi të rremë, 6 fëmijë janë dërguar në spital pasi i kanë ngrënë duke menduar se janë ëmbëlsira.

Sipas artikullit, një nga fëmijët ishte vetëm 8 vjeç, ndërsa metoda për të joshur fëmijët sjell kthimin e të vegjëlve në shpërndarës droge.

Ëmbëlsirat promovohen dhe shiten në mënyrë rutinë së bashku me drogën e klasit A, duke përfshirë heroinë, kokainë dhe LSD, si dhe sasi të mëdha marihuane.

Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë faqet më të njohura të mediave sociale: Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit