Talenti 17-vjeçar refuzon Belgjikën dhe zgjedh kombëtaren shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.09.2022, 08:10

Behar Ismaili, talenti 17-vjeçar, i cili aktivizohet me klubin e njohur të Anderlehtit në Belgjikë, ka shprehur lumturinë për ftesën nga Kombëtarja shqiptare Shpresa.

Djaloshi kuqezi nuk e fsheh dëshirën e madhe që ka për të luajtur me Kombëtaren A në një të ardhme të afërt.

Ai tha:

Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të luaj me ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Atmosfera është shumë e mirë, kemi shumë harmoni me djemtë dhe grupin. E kam diskutuar edhe me familjen dhe kemi qenë të gjithë në një mendje që të zgjedh Shqipërinë. Kohë më parë kam pasur edhe mundësi të përfaqësoj Belgjikën me ekipet e moshave, por jam shumë i lumtur që kam vendosur të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj që një ditë të kaloj në Kombëtaren A. Aktualisht jam pjesë e Anderlehtit në Belgjikë dhe aktivizohem me skuadrën U-23".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit