Burri shpenzon 75,000 $ për t’u zgjatur 7 cm: Njerëzit të shohin ndryshe kur je i gjatë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 01:33

Një burrë ka shpenzuar 75.000 euro për një procedurë që do ta bëjë atë disa centimetra më të gjatë.

Pacienti, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, ka ndërmarrë një operacion për zgjatjen e këmbës së tij me 7 centimetra.

Ky pacient do të paguajë këste prej 1,200 dollarësh në muaj për pesë vitet e ardhshme për të paguar 75,000 dollarët që shpenzoi për operacionin.

Kjo procedurë e zgjatjes së këmbës konsiston në thyerjen e kockës së femurit(te kofsha këmbës) në mënyrë që të krijohet një vend për futjen e gozhdëve metalike. Këto gozhda duhet të zgjaten me 1 mm çdo ditë pas operacionit deri në tre muaj duke përdorur një telekomandë magnetike.

Pacienti që ka kryer ndërhyrjen tani ndihet më i lumtur që është i gjatë:

Njerëzit thjesht të shikojnë ndryshe kur je i gjatë. Vura re se njerëzit më të gjatë duket se e kanë më të lehtë. Bota duket se përkulet për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit