Shqiptarët mbjellin 5052 fidanë kanabisi në Olimp, policia greke ecën dy orë në këmbë për t’i zbuluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.09.2022, 01:02

Sasia më e madhe e kanabisit gjatë viteve të fundit është zbuluar së fundmi në Greqi. Në mediat greke thuhet se 5052 fidanë kanabis janë zbuluar në plantacionin e madh në një zonë të paarritshme në Olimp.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe dy meshkuj me origjinë shqiptare. Sipas autoriteteve ky është plantacioni i dytë i madh i zbuluar në një kohë të shkurtër nga Prokuroria e Narkotikëve pranë NënDrejtorisë së Sigurisë së Larisës. Me herët në gusht policia zbuloi pasi 2100 fidanë kanabis në një zonë malore të Bashkisë Agia.

Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje për të mbërritur në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit