Në Tokë janë 20 kuadrilion milingona, 2.5 milionë për çdo njeri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2022, 22:37

Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se numri total i milingonave në plantetin tonë është 20 kuadrilion ose afërsisht 2.5 milionë për çdo njeri.

Sipas tyre kjo shifër nuk është surprizuese duke pasur parasysh se sa të kudondodhura janë dhe faktin që ato kanë ekzistuar që nga epoka e dinosaurëve, me fosilin më të vjetër të milingonës që daton rreth 100 milion vjet në periudhën e Kretakut.

Entomologu Patrick Schultheiss i Universitetit të Würzburgut në Gjermani dhe i Universitetit të Hong Kongut thotë:

Milingonat sigurisht luajnë një rol shumë qendror në pothuajse çdo ekosistem tokësor. Ato janë shumë të rëndësishme për ciklin e lëndëve ushqyese, proceset e dekompozimit, shpërndarjen e farave të bimëve dhe trazimin e tokës. Milingonat janë gjithashtu një grup insektesh jashtëzakonisht i larmishëm, me specie të ndryshme që përmbushin një gamë të gjerë funksionesh. Por mbi të gjitha, është bollëku i tyre i lartë që i bën ata lojtarë kryesorë ekologjikë.

Më shumë se 12,000 lloje të milingonave janë të njohura dhe në përgjithësi ato kanë ngjyrë të zezë, kafe ose të kuqe dhe kanë trupa të segmentuar në tre pjesë. Milingonat zakonisht banojnë në tokë, mbeturina gjethesh ose bimë të kalbura.

Milingonat gjenden pothuajse kudo në Tokë përveç Antarktidës, Grenlandës, Islandës dhe disa kombeve ishullore. Milingonat përgjithësisht jetojnë në koloni, ndonjëherë të përbëra nga miliona prej tyre të ndara në grupe me role të ndryshme si punëtorë, ushtarë dhe mbretëresha. Punëtorët, të gjitha femra, kujdesen për mbretëreshën më të madhe dhe pasardhësit e saj, mirëmbajnë folenë dhe kërkojnë ushqim. Meshkujt çiftëzohen me mbretëreshat, pastaj vdesin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit