Jasharaj: Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2022, 21:37

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka demantuar lajmet se janë tërhequr nga kërkesa kryesore për shtesën prej 100 eurosh.

Jasharaj ka thënë se as BSPK-ja as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani.

Jasharaj për Demokracia.com ka thënë se greva nuk do të ndalet dhe se letra dërguar Avokatit të Popullit e publikuar në media mund të jetë lexuar gabimisht.

Jasharaj tha se kanë kërkuar që 50 eurove nga Pakoja Ekonomike t’u shtohet edhe një pjesë tjetër.

“Ky avokati (Avokati i Popullit) që ne e pranuam të jetë ndërmjetësues ka filluar të bëjë do farë lojërash që nuk i kanë hije. Po shohim në media lajme se gjoja SBASHK-u është pajtuar. Prej asnjë kërkese nuk jemi tërhequr ne. Edhe pse avokati doli me një optimizëm se sot do të arrihet marrëveshja, e takova SBASHK-un dhe ata kanë kanë kërkuar që 50 eurove që i ka ofruar kryeministri t’i shtohet rritja ekonomike e këtij viti e deklaruar nga Qeveria dhe pjesa tjetër e inflacionit. Nga asnjë kërkesë nuk jemi tërhequr. Letra mund të jetë lexuar gabimisht”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndërkohë në letrën që i është dërguar Avokatit të Popullit nga SBASHK, kërkesa për 100 euro shtesa është zëvendësuar nga rritja e pagës për 10.45 % aq sa ishte rritja ekonomike dhe pagesa prej 50 euro nga Pakoja Ekonomike, plotësim ndryshimi i ligjit për skemat pensionale dhe deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit