Pamje të reja nga tërmeti 7.6 ballë në Meksikë, 2 të vdekur dhe 200 ndërtesa të dëmtuara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2022, 20:23

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Meksikën ditën e djeshme ka vrarë dy persona dhe ka dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa.

Ky lajm është bërë i ditur nga drejtoresha e agjencisë së mbrojtjes civile të Meksikës Laura Velazquez. Ajo tha se edhe 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi Meksikën perëndimore dhe shumica e dëmeve u përqendruan në shtetet Colima dhe Michoacan.

Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm që godet Meksikën në të njëjtën ditë. Më 19 shtator 1985, një tërmet me magnitudë 8.1 vrau më shumë se 10,000 njerëz në Mexico City. Qindra ndërtesa u shkatërruan. Në vitin 2017, tërmeti i 19 shtatorit me magnitudë 7.1 vrau afro 370 njerëz, kryesisht në Mexico City. Një pronar dyqani në lagjen Cuauhtemoc tha: "Data 19 është një ditë për t'u frikësuar".

Meksika kufizohet me Atlantikun dhe Paqësorin dhe është një nga rajonet më aktive sizmike në botë. Territori i Meksikës shtrihet mbi pesë pllaka tektonike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit