Dimitrov: Maqedonia e Veriut nuk ka gatishmëri për të bërë ndryshime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.09.2022, 12:20

Çështja me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme, mirëpo përsëri nuk ndodhi asgjë. Nuk ka gatishmëri për ndonjë ndryshim, thotë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “BGNES”, bashkëkryetari bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angel Dimitrov.

Deklaratat e Dimitrovit vjen pas takimit të javës së kaluar që u mbajt në Shkup.

“Kjo është një sinjal për qëndrimet e përgjithshme, por parasë gjithash për atmosferën në të cilën punon komisioni i përbashkët për çështje historike në takimin e 20-të. Nuk ka gatishmëri për çfarëdo përgatitje”, tha Dimitrov.

Ai ndan përshtypjet e tij për atmosferën në të cilën ishte ulur komisioni javën e kaluar. Sipas tij, televizionet kryesisht janë marrë me propozimin, përkatësisht, siç thotë Dimitrov, më tepër me kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shpalljen e referendumit në të cilin Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të refuzohej plotësisht.

“Kjo atmosferë ishte sfondi në të cilin u zhvilluan bisedat tona. E kam parë qartë shqetësimin e disa kolegëve të mi, sepse disa prej tyre kanë thënë se i nënshtrohen kërcënimeve dhe presioneve kur ndryshojnë diçka në pozicionin e tyre”, thekson Dimitrov, duke shtuar se “kjo tregon qartë se çfarë po ndodh në RMV”./p

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit