Shkon në Don Bosco të hajë darkë, vajza ngel pa mend kur sheh sa ia faturuan copën e vogël të djathit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.09.2022, 22:03

Një vajzë e cila shkoi ditën e sotme së bashku me një shoqe për të darkuar pranë një mence tip katering, mbeti pa fjalë kur pa se sa ia kishin faturuar një copë të vogël djathi të bardhë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e njohur si Don Bosco në Tiranë. Vajza shprehet se ajo porositi bizele me mish, bukë dhe djathë të bardhë.

Si djath i bardhë i kishin vendosur vetëm një fetë të vogël e cila kushtonte 160 lekë të reja, si në foto. Vajza shprehet e habitur se si ka mundësi që të tarifojnë një copë aq të vogël djathi për plot 160 lekë të reja.

Në vijim mesazhi:

Pershendetje Joq, un s’i shikoj kurre faturat dhe sot qe e pash me beri shuum përtypje, seriozisht e kan kta qe 1 fete djathi 160 lek? Sic e mora i kerkova faturen dhe madje e pyeta je e sigurt qe esht kaq lek, po tha. Mund te vije kush te doje per ta vërtetuar. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit