Kovaçevsi: Vetëm njerëz të pandershëm tallen me shëndetin e të tjerëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 20:38

VMRO-DPMNE-ja nuk zgjedh as mjete as mënyrë për ta kthyer vëmendjen e publikut nga skandalet e mëdha korruptuese dhe trazirat në partinë e tyre. Kjo vetëm konfirmon se gjithë ajo që e shohim në opinion gjatë javës së kaluar është e vërtetë dhe VMRO-DPMNE-ja është në krizë të madhe, shkruan kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në reagimin pas publikimit të dokumentit të VMRO-DPMNE-së i cili, siç pohojnë nga partia, dëshmon se ai ose është i paaftë ose ka gënjyer për të mos shërbyer afat ushtarak.

Kovaçevski shton se si kryetar i LSDM-së, asnjëherë nuk do të lejojë që debati politik të bjerë aq poshtë sa dëshiron VMRO-DPMNE dhe se në mënyrë kulturore do të përgjigjet në gënjeshtrat dhe fyerjet.

“Asnjëherë nuk jam shmangur ose ikur nga përgjegjësia për të shërbyer në afatin ushtarak. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt dhe operacionin e mëpasshëm të 20 viteve më parë për të mbuluar turpin dhe krimin e tyre. Por unë nuk jam i befasuar. Nuk habitem për të gjitha gënjeshtrat e tjera, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE. Ato nuk ndryshojnë, dhe skandalet në qytetin e Shkupit vetëm konfirmojnë se partia jo vetëm që nuk reformohet, por edhe kriminalizohet. Qytetarët e shohin dhe do të gjykojnë vetë”, thekson kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit