Mungon Bare dhe Çekiçi, Reja fton dy mesfushorë të tjerë në kombëtare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.09.2022, 20:13

Endri Çekiçi dhe Keidi Bare janë mungesat e rëndësishme të kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Mungesat e tyre kanë krijuar vështirësi të mëdha për Edi Rejën, i cili është detyruar që të ndryshojë përsëri listën.

Në vendin e tyre, Reja ka thirrur mesfushorët Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli. Çokaj ka qenë edhe më parë rregullisht pjesë e përfaqësues shqiptare, teksa regjistron 3 prani në fushën e lojës me fanellën kuqezi.

Çokaj u bë së fundmi pjese e skuadrës së Panathinaikos, pasi firmosi vetëm pak ditë më parë me klubin e njohur grek pas eksperiencës te Lokomotiva Zagreb.

Nga ana tjetër, edhe Arbnor Muçolli shihet si një alternativë më shumë për lojën ofensive në mesfushë. Ai vazhdon të jetë pjesë e Vejle, me të cilën aktualisht luan në kategorinë e dytë daneze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit