Nesër dorëzon dorëheqjen Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 19:47

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski nesër edhe zyrtarisht do ta dorëzojë dorëheqjen nga posti i tij në Qeveri.

Përveç nga Qeveria, Milevski tërhiqet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, ndërsa për pasardhësin e tij ende vazhdon debati brenda partisë. Për momentin vetëm deputetja Monika Zajkova konfirmoi se ka ambicie që ta zëvendësojë Milevskin.

Nuk dihet se kush do ta zë vendin e Milevskit në ministri, edhe pse për këtë funksion po qarkullon emri i ish-kryetarit të të Shkupit, Risto Penov. Dorëheqja e Milevskit ngjalli spekulime në opinionin publik për ndryshime të mundshme edhe në tre poste të tjera ministrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit