Inzagi e largoi nga fusha që në minutën e 30-të, reagimi i Bastonit po bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.09.2022, 14:32

Interi u mund dje me përmbysje 3-1 nga Unideze në stadiumin “Dacia Arena” të Friulit, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Përveç humbjes, ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishin dy zëvendësimet e Simone Inzagit në minutën e 30′ që befasuan jo pak të gjithë opinionin publik dhe tifozët zikaltër.

Tekniku italian ndërroi menjëherë Henrik Mikitarjanin dhe Alesandro Bastonin për t’i bërë vend Federiko Dimarkos dhe Roberto Galiardinit.

Menjëherë pas zëvendësimit, mbrojtësi Bastoni iu drejtua pankinës së Interit dhe i acaruar me vendimin e trajnerit Inzagi ia shfryu pankinës duke e goditur me shpinën e tij disa herë.

Një video që u bë menjëherë virale në rrjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit