Mickoski akuzon Xhaferin për vendimet e ti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 12:01

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një emision televiziv ka akuzuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, se po e vendos veten mbi të gjitha organet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut.

“Talat Xhaferi e vendosi veten mbi të gjitha gjykatat në Maqedoni. Ai tani është gjyqtari mbi të gjitha gjykatat sepse e vendosi veten mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi gjyqtarët kushtetues dhe kompetencat e tyre dhe vendosi se referendumi ishte kundër Kushtetutës”, ka deklaruar Mickoski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka shtuar se Xhaferi ka përvetësuar të gjithë rendin juridiko-kushtetues në vend.

“Ai definitivisht e pushtoi, privatizoi rendin juridik dhe kushtetues në Maqedoni dhe dha aktgjykime. Ata nuk e kuptojnë se ai ka bërë dëm të përhershëm, sepse ajo që ka bërë mund të përdoret nga brezi i ardhshëm si rregull, sepse përjashtimi nëse bëhet një herë bëhet rregull dhe të gjithë do t’i referohen atij rregulli”, ka nënvizuar Mickoski. Për shkak pezullimit të rendit juridik dhe kushtetues të Maqedonisë, nga ana e Xhaferit, Mickoski edhe njëherë ka kërkuar që koalicioni qeveritar duhet të largohet, sipas tij për hir të Maqedonisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit