Në prag të sezonit të ngrohjes emv po bëhet remont i bllokut 1 në TEC Manastir

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2022, 10:38

Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut kumtojnë se sot ka filluar remonti i bllokut 1 të TEC Manastir dhe në tridhjetë ditët e ardhshme të stacionit do të kryhen ndërhyrje të nevojshme me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe besueshmërisë gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

“Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Evropa dhe nevoja nga prodhimi i vazhdueshëm i rritur i energjisë elektrike, remonti i Bllokut 1 të TEC Manastir do të kryhet në një kohë më të shkurtër se periudha e zakonshme. Nevojat për energji elektrike të qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen plotësisht përmes kapaciteteve të tjera prodhuese të SHA EMV. Prej sot është vënë në punë TEC Osllomej, ndërsa nga 22 shtatori do të fillojë të punojë edhe TEC Negotinë. Pas përfundimit të remontit të Bllokut 1, janë planifikuar aktivitete të remontit edhe në bllokun 2, ndërsa Blloku 3 pritet të vihet në funksion në fillim të muajit nëntor”, informojnë nga SHA EMV.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të prekura nga kriza energjetike dhe si i tillë ka filluar edhe masat e kursimit të energjisë elektrike nga institucionet e vendit dhe amvisëritë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit