Napoli mund Milanin në “San Siro” dhe merr kryesimin e Serisë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.09.2022, 22:49

Atë që nuk mundi dot ta bënte sezonin e shkuar, Napoli po e bën këtë edicion.

Të kaltërit duken në rrugën e mbarë për titullin kampion teksa sonte kanë mposhtur Milanin me rezultatin 1-2 në "San Siro".

Ndeshja ka qenë me një ritëm mjaft të lartë për 90 minuta, por në fund u mbyll me fitoren e miqve nga Napoli. G

olat e Politanos me penallti dhe Simeones, zhvlerësuan golin e Zhirusë, i cili gjeti përkohësisht barazimin.

Me fitoren e sotme, Napoli ngjitet në vendin e parë me 17 pikë, po aq sa Atalanta, ndërsa Milani mbetet në vendin e 5-të në renditje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit