Babai raporton në Polici: “Vajza 16-vjeçare po bashkëjeton me një person”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2022, 15:12

Shpesh-herë ndodhë që prindërit të denoncojnë rastet kur vajzat e tyre të mitura largohen nga shtëpia për të jetuar me persona të moshës madhore.

Për një rast të tillë, që përbën vepër penale, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur së fundmi hetimet.

Sipas gazetes kosovare Sinjali, rasti është iniciuar pas denoncimit të një babai, i cili e ka njoftuar Policisë se e bija i është larguar nga shtëpia, për të jetuar me një person tjetër, me dëshirën e saj. I shqetësuar për vajzën, ai ka kërkuar ndihmë nga Policia, me ç’rast ka dhënë edhe detaje për të dyshuarin.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në veprim për të siguruar prezencën e të dyshuarit, por sipas informacioneve të para, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Raportohet se viktima, 16-vjeçare ka filluar bashkëjetesën me një person në Istog. Edhe atje, Policia po e kërkon të dyshuarin, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit