Zi në familjen e Insignes, italiani pëson humbjen e madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2022, 15:23

Lorenzo Insigne, ish-kapiteni i Napolit që tani luan me Toronton po përballet me një moment tepër të vështirë në jetën e tij jashtë fushës. Genny Darone, bashkëshortja e sulmuesit italian ka humbur fëmijën që priste prej gjashtë muajsh.

Çifti do të bëheshin me tre fëmijë, pasi aktualisht janë prindër të dy djemve Carmine dhe Christian, të lindur përkatësisht në 2013 dhe 2015. Kjo ngjarje e ka tronditur pa masë italianin i cili ka marrë disa ditë pushime nga klubi i Torontos.

Ndërkohë që trajneri i Kombëtares italiane Roberto Mancini nuk e ka ftuar sulmuesin për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve të Italisë.

Ishte vetë Insigne ai që njoftoi shtatzëninë e bashkëshortes së tij në fillim të gushtit, duke u gëzuar pas golit të shënuar në Nashville. Ai vuri topin poshtë fanellës së tij për të treguar se së shpejti do të bëhej baba.

Gëzimi i Insigne në fillim të gushtit. Lapresse

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit