Vrasje në Gostivar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2022, 13:31

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një përleshje e armatosur me armë zjarri, ku për pasojë një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit. Për momentin nuk dihen shkaqet e përleshjes, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar janë ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit