Barcelona piketon Jorginhon si pasues Busquets

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.09.2022, 12:50

Barcelona vazhdon të kërkojë një mesfushor shkatërrues, dhe ka piketuar Jorginhon si të denjë për të zëvendësuar Sergio Busquets.

E ardhmja e Busquets do jetë larg ‘Camp Nou’, duke parë moshën e tij të madhe. Kjo ka bërë që Barça të mendojë për lojtarin që do ta zëvendësojë mesfushorin.

Sipas ‘Mirror’, katalanasit po shqyrtojnë transferimin e lojtarit të Chelsea, Jorginho.

Nëse italiani nuk rinovon me ‘Blutë e Londrës’ verën e ardhshme do jetë lojtar i lirë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në merkaton e verës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit