Rrahu nusen e djalit, arrestohet vjehrra në Deçan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2022, 11:07

Numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Isniq të Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Siç raporton Sinjali, këtë herë në rast janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, ku kjo e fundit është denoncuar nga gruaja e të birit për dhunë psikike.

Viktima 25-vjeçare e ka denoncuar nënën e bashkëshortit për dhunë në familje, duke deklaruar se po i bën presion, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast dy palët kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet e rastit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vjehrra 61-vjeçare është liruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit