Sulm me raketa në Ukrainë, uji i lumit bëhet i kuq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2022, 02:02

Uji i lumit Inhulets, Ukrainë është bërë i kuq dy ditë pasi raketat ruse goditën strukturat hidraulike në Kryvyi Rih.

Sipas “TheGuardian” ky sulm synonte infrastrukturën e qytetit të lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Është e paqartë pse lumi ndryshoi ngjyra pas sulmit, i cili shkaktoi rritjen e nivelit të lumit me pesë metra, duke përmbytur pjesë të qytetit dhe duke nxitur evakuimin.

Por përtej përmbytjeve, banorët e këtij rajoni humbën përkohësisht aksesin në ujin e tyre të rubinetit. Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të Kryvyi Rih, tha të Premten në Telegram se "furnizimi me ujë i qytetit është stabilizuar".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit