Prezantohet motoçikleta e parë fluturuese në botë me shpejtësi 100 km/h

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2022, 00:19

Një kompani japoneze ka krijuar motoçikletën e parë fluturuese e cila është me shpejtësi tepër të lartë.

Motoçikleta e parë fluturuese në botë është prezantuar të enjten në panairin e automjeteve në Detroit. Hoverbike XTURISMO(emri motoçikletës) është në gjendje të fluturojë për 40 minuta dhe të arrijë shpejtësi deri në 100 km/h.

Thad Szott, bashkë-kryetari i panairit të automjeteve të Motor City, Detroit, ishte një nga të parët që bëri një provë me motoçikletën fluturuese.

Dua të them, është fantastike! Sigurisht, ju keni pak frikë, por unë isha shumë i emocionuar, ndihem si një fëmijë i vogël.

Motoçikleta Hoverbike është tashmë në shitje në Japoni dhe një version më i vogël do të jetë i disponueshëm në SHBA në 2023 për 777,000 dollarë (775,400 €).

CEO i kompanisë japoneze, Shuhei Komatsu, shpreson të ulë koston në 50,000 dollarë (49,890 €) për një model më të vogël elektrik deri në vitin 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit