Shkollat marrin fatura të larta të energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 20:06

Shkollat në vend i pret një dimër i vështirë, dhe shteti duhet të rrisë urgjentisht bllok-dotacionet, bëjnë thirrje komunat.

Paratë që kanë nuk mjaftojnë.

Disa komuna po shqyrtojnë instalimin e kolektorëve fotovoltaikë për rrymë në çatitë e shkollave, por kjo është diçka që kërkon më shumë kohë dhe muajt e dimrit janë afër.

“Dimri do të jetë më i vështirë, kjo nuk diskutohet. Të gjithë e kemi të qartë se kemi probleme serioze me çmimin e energjisë elektrike. Natyrisht që kemi nevojë për rritje të bllok dotacioneve në lidhje me energjinë elektrike”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Mirëpo, bashkëpunimi i deritanishëm mes komunave dhe qeverisë nuk premton shumë, thotë Pecakov.

“…Duke pasur parasysh se si BNJVL kishim propozime serioze në Qeveri, nga të cilat realisht do të përfitonin edhe komunat, edhe shkollat, që kanë problem me çmimin e rrymës, asgjë nuk u pranua…”, shtoi ai.

Situata është e ngjashme pothuajse në të gjitha komunat e vendit,raporton alsat.“Problem serioz është sigurimi i fondeve dhe energjisë. Çmimet janë ngritur në qiell, dhe janë 4-5 herë më të larta se sa paguanim më parë. Komuna e Koçanit bëri masën jopopullore, duke bërë rishikimin e buxhetit. Ne në prill i kemi shpenzuar këto fonde dhe tani po hyjmë në një prokurim të ri publik për zgjedhjen e operatorit ekonomik, i cili do të na furnizojë me energji elektrike…”, u shpreh Lupço Papazov – kryetar i Komunës së Koçanit

“Mendoj se të gjithë jemi përgjegjës dhe ne në nivel lokal dhe në Ministrinë e Arsimit po bëjmë të gjitha përpjekjet, dhe mendoj se do të kemi sukses që nxënësit të kujdesen në shkolla të ngrohta. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë për nxënësit është t’i dërgojmë në shtëpi ose të mësojnë online”, deklaroi Violeta Ristoska-drejtoreshë e SHF Blazhe Koneski-Aerodrom.

Pyetëm në komunën e Strugës, se si planifikojnë ta përballojnë krizën energjetike, sa i përket funksionimit të shkollave, nëse dihet se disa prej objekteve janë shumë të vjetra, por nuk morëm përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit