Pas faqes së MASH, edhe ministria e Bujqësisë cak i hakerëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 18:30

Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi i tyre elektronik ka qenë cak i sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës.

MPB-ja ka hapur hetime. Ueb-faqja e Ministrisë ende nuk është në funksion.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në MPB kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion.

Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit.

Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e papaguara të bujqëve që kapin shumën e rreth 530 milionë eurove.

Sektori për Krim Kompjuterik në MPB është duke vepruar pas denoncimit të Ministrisë së Bujqësisë. Portali mkd.mk ka njoftuar se bëhet fjalë për sulm ransomver, që shpeshherë nënkupton edhe kërkesa shantazhimi.

Është ky sulmi i dytë kibernetik për një kohë të shkurtër në një institucion shtetëror.

Më 10 Shtator cak i sulmeve kibernetike nga një grup hakerësh grek ishte Ministria e Arsimit.

Maqedonia e Veriut, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, bëhet vendi i tretë nga rajoni I NATO-s që goditet nga sulmet kibernetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit