Çmimi për një metër kub dru për ngrohje arrin në 5.300 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 15:18

Në qytetin e Shkupit një metër kub dru për ngrohje ka arritur në 5.300 denarë, ndërsa më çmim më të lirë nuk mund të sigurosh askund.

Në qytetet tjera çmimet variojnë prej 4.500 deri në 5000 denarë.

Sipas analizave statistikore, çmimi i druve për ngrohje këtë vit ka shënuar rritje për 70 përqind, krahasuar me vitin e kaluar.

Tregtarët ankohen se këtë vit transporti është më i shtrenjtë shkaku i derivateve, ndërsa nuk mund të gjejnë edhe punëtorë për shkurtimin e druve dhe ngarkimin e tyre, për shkak të kërkesës së madhe dhe pagesave dukshëm më të larta.

Nëse një metër dru kushton tek 4.500 denar, më gjithë prerje çmimi tejkalon dhe shifrën 5000 denar.

Sipas hulumtimit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, gjysma e amvisërive në Maqedoninë e Veriut ngrohen me dru, mbi 30% ngrohen me rrymë, 10% me ngrohje qendrore dhe 8% me briket dhe pelet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit