Arrestohen katër persona në rajonin e Çairit dhe Butelit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2022, 12:53

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se me datë 17.16.09.2022 në periudhën nga ora 20:00 deri në ora 01:00 në zonën e Komunës së Çairit dhe Butelit, duke vepruar sipas planit operativ, zyrtarët policorë të Stacioneve policore Çair dhe Bit Pazar në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Njësiti për Ndërhyrje të Policisë, Departamenti për Policinë Kriminale, Njësiti për Tregti Ilegale dhe Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë kanë zbatuar masa të përforcuara dhe kanë ndaluar katër persona.

Sipas infotmatve të MPB-së personi me iniciale S.C.(42) nga Shkupi është privuar nga liria në orën 00:50 të natës në rrugën “Bosna e Hercegovina”, pasi i janë gjetur dhe marrë një pistoletë “Glock 9×19”, dy korniza për pistoletën dhe 30 fishekë të kalibrit 9 mm.

Të njëjtën natë në ora 01:00 në Bulevardin. “Krste Misirkov”, A.Q.(24) nga Shkupi është privuar nga liria për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Në stacionin policor janë ndaluar edhe personat me iniciale S.D. (25) nga fshati Grçec i Shkupit dhe E.J.(42) nga Shkupi. S.D. është arrestuar mbrëmë në orën 22:00 në rrugën “Kemal Sejfula”, pasi i janë gjetur dhe marrë një revole “Taurus in” dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm.

E.J. është ndaluar në të njëjtën kohë në rrugën “Cetinska”, pasi i janë gjetur dhe marrë një pistoletë “Sig Sauer” dhe dy korniza me fishekë të kalibrit 17 dhe 15 të kalibrit 9 mm. Gjatë kontrolleve, siç informon MPB-ja, janë konstatuar 53 shkelje nga Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor, shtatë nga Ligji për Automjete, si dhe janë konfiskuar tre automjete thuhet në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit