Në kohët e sotme kur teknologjia apo mënyra “moderne” e jetesës po na largon gjithmonë e më tepër nga traditat, është vështirë të shohësh video kaq të bukura dhe interesante si kjo që po ju paraqesim në vijim.
Në një dasëm të bërë ditën e djeshme në Rrajcë të Prrenjasit, xhaxhai i sjell si peshqesh nipit që po martohej një cjap.
Atmosfera është tepër e ngrohtë dhe dasmorët duartrokasin xhaxhain që sjell cjapin si peshqesh nën ritmin e daulleve.
Më pas xhaxhai ia merr valles me një shami të kuqe duke e ndezur akoma më tej situatën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.