Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera në trup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2022, 18:59

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamra Greig. Në këtë takim u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.

Sipas policisë Hoti me stafin e lartë komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në INL, e cila ishte e shoqëruar nga Kimberly Riffe, atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

“Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer. Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit