Ky është i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2022, 14:18

Një mosmarrëveshje në trafik në Gllamnik të Podujevës mbrëmjen e së hënës, kishte përfunduar tragjikisht për 22-vjeçarin, Amir Zhegrova. Ai dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga një person pas konfrontimit derisa po lëviznin me veturat e tyre. I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, për t’u dorëzuar në Polici disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Ai u arrestua dhe është dërguar në mbajtje.

Siç raporton Sinjali, i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit, është i riu, Orges Zhugolli.

Zhugolli është dorëzuar në Polici gjatë ditës së djeshme, ku është intervistuar në praninë e avokatit të tij mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit 25-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’.

Por si ndodhi ngjarja?

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur i dyshuari dhe viktima ishin me veturat e tyre duke lëvizur, kur papritmas i dyshuari e tejkaloi dhe ia zuri rrugën, e më pas nxori thikën. Aty, viktima u godit me thikë në gjoks nga i njëjti dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Viktima, i cili ndodhej me miq, u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së parë në Podujevë është transportuar për në QKUK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit