Arsovska: Policia Financiare dhe Prokuroria janë në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2022, 11:52

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska deklaron se nga dje kompania publike NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup është duke u inspektuar nga Drejtoria e Policisë Financiare dhe Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

“Sipas informacioneve të mia, që nga dje ka hyrë policia financiare dhe PTHP për Krimin e Organizuar. Ata po procedojnë vetë”, tha Arsovska e pyetur nëse institucionet po e hetojnë rastin pas dorëheqjes së drejtorit Zllatko Perinski për gjoja arbitraritet në tenderin për ujësjellës prej më shumë se 100 milionë euro.

Ajo shtoi se nuk do të ndërrojë mendje dhe se nga sot, një numri të madh të punëtorëve në NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimet” do tu përfundon kontrata e punës.

Ajo shtoi se ata qindra persona janë punësuar në vetëm disa muaj.

“Njerëzit që shkojnë në punë dhe nuk e bëjnë me ndershmëri, nuk duhet t’u jepet mundësia të dëmtojnë buxhetin. Është dërguar një auditim në të gjitha ndërmarrjet publike dhe kemi kërkuar llogari, të shohim sa njerëz janë të sapopunësuar dhe punojnë nga shtëpia”, tha Arsovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit