Protestojnë edhe mjekët, kërkojnë rritje pagash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2022, 11:44

Në kohën kur një numër i madh i puntorëve të administratës e mësimdhënësit janë në grevë, një situatë e ngjajshme pritet të ndodhë edhe në fushën e mjekësisë.

Sindikata e QKUK-së do të mbajë një protestë më 21 shtator. Protesta do të zhvillohet nën kërkesën për rritje të pagave.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet kjo sindikatë.

“Në mbldhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me dt 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me dt 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat : -Rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave-Rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. -Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023”, thuhet në komunikatë.

Kjo sindikatë thotë se kërkesa bazohet në faktin se rritje pagash nuk ka pasur që nga viti 2014.

“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet në komunikatën e bluzave të bardha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit