Jorgo i Himarës “vazhdon avazin”, jep 120 milionë në tenderin pa garë ku fituesi ofroi 99% të fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.09.2022, 22:05

Përsëri Jorgo Goro i Himarës! Pasi pak ditë më parë i dha tenderin nënës së ish-juristit të tij, kryetari i Bashkisë Himarë realizon një tjetër “bëmë”. Duket se në vend që të frikësohet për ndonjë hetim të mundshëm nga autoritetet për shkak të tenderave të dhënë ndaj këtij personi, Jorgo i Himarës vazhdon i qetë me procedurat e dyshimta prokuruese.

Kjo bashki ka organizuar një tender me numër reference REF-39803-08-25-2022 dhe me objekt “Punime për riparime, mirëmbajtje të rrugëve rurale”. Fondi limit i tenderit është 9,994,675 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por veçantia në këtë procedurë është se ka marrë pjesë vetëm një firmë, pra kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës. Firma pjesëmarrëse është ASI-2A CO në pronësi të Andrea dhe Astrit Gjikondaj. Kjo kompani ka dhë në ofertën e saj në vlerën 9,920,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe natyrisht është shpallur fituese nga Bashkia Himarë.

Por përveçse është e vetmja firmë që ka marrë pjesë në tender, rezulton se oferta e saj është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit. Për të qenë të saktë me shifrat, është sa 99% e tij. Duket “ashiqare” se tenderi është tepër i dyshimtë, megjithatë deri tani askush nga institucionet e shtetit nuk po merr ndonjë masë hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit