Shpallet konkurs për pasuesin e Villma Ruskovskës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 21:50

Këshilli i Prokurorëve Publik ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, për të zëvendësuar të suspenduarën, Villma Ruskovska.

Në këtë konkurs mund ët paraqiten prokurorë të cilët kanë përvojë të pandërprerë prej së paku gjashtë vitevesi prokurorë publik dhe të vlerësohen me notë pozitive në tre vitet e fundit. Për herë të parë shefi i kësaj prokurorie do të zgjedhet me zgjedhje, gjegjësisht do të votojnë prokurorët nga të gjitha prokuroritë. Përzgjedhja do të bëhet më 31 tetor.

Në seancën e caktuar për të martën e ardhshme, përsëri do të bëhet përzgjedhja e katër prokurorëve në PNKOK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit