Helmohen katër persona nga ushqimi, mbyllet restauranti në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 19:22

Katër persona dyshohet se janë helmuar në Lipjan, pasi janë ushqyer në një restorant të ushqimeve të shpejta.

Me këtë rast Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur biznesin në fjalë deri në analizimin e mostrave të plota.

Së paku katër persona dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në një restorant “Fast Food” në Lipjan.

Zëdhënësi i AUV-it , Lamir Thaçi ka deklaruar se për numrin e saktë të personave të helmuar do të deklarohet IKSHPK-ja dhe Klinika Infektive.

“Katër mostra janë dërguar për testim në IKSHPK dhe nuk dihet ende saktë sa persona janë helmuar. Lokali do të jetë i mbyllur deri në daljen e rezultateve të analizave. Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, deklaroi Thaçi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit