Nis mësimi në Podujevë, ndërpritet greva

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 18:53

Pavarësisht se SBASHK i ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos ndërpritet greva, pasi nuk ka akoma marrëveshje, mësimi në disa shkolla të Podujevës ka nisur.

Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka folur rreth këtij rasti.

“Po, shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Kurse arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”, u shpreh ai për Indeksonline.

‘’Vullneti i prindërve ka qene I madh, kështu që ne i kemi adresu kërkesat e prindërve tek mësimdhënësit. Komuna nuk ka pas asnjë ndikim për të ndërprerë grevën, sikur të kishte ndiku komuna ashtu shumë kishin fillu mësimin të gjitha shkollat dhe jo pjesërisht’’ u deklarua Fetahu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit