Debati Kurti-Konjufca pasi ky i fundit votoi si opozita

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2022, 13:40

Debati Kurti-Konjufca pasi ky i fundit votoi si opozita, Gashi ironizon “Glauk hajde në LDK se krejt po dalin” Një situatë jo e këndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën duke votuar pro, pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi i cili iu drejtua Konjufcës që “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t ‘kanë tradhtua hajde në LDK, çu del këndej, çu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.

E kjo situatë siç duket ka “nervozuar” kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi.

Kamerat kanë kapur momentin kur menjëherë pas votimit të mocionit procedural, Kurti dhe Bislimi shihen duke diskutuar me Konjufcën.

Ata shihen teksa argumentojnë me Konjufcën, mirëpo nuk dëgjohet se për çfarë po flisnin. Ajo çka shihet është se Kurti nuk doket në humor të mirë pas këtij “debati”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit