Tifozët e Juventusit vërshëllejnë pas ndeshjes, lojtarët ulin kokën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.09.2022, 08:11

Juventusi u mund 1-2 nga Benfika në ndeshjen e xhiros së dytë të grupeve të Champions League, duke bërë që të kenë 0 pikë deri tani dhe ta shohin veten në fund të rënditjes.

Në fundin e ndeshjes, lojtarët bënë xhiron e zakonshme poshtë tifozëve për t’i duartrokitur, por si përgjigje morën vetëm vërshëllima dhe kontestime.

I gjithë stadiumi thuajse u çua në kor edhe kundër Masimiliano Alegrit. Madje, kjo ishte hera e parë që ai kontestohet në stadium publikisht nga mbështetësit e skuadrës.

I gjithë ekipi pranoi kokulur vërshëllimat edhe koret, ndërsa të vetmit që nuk bënë këtë xhiro ishin Paredes dhe Di Maria, të cilët shkuan shpejt në dhomat e zhveshjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit