Shpëtohen dy turiste polake pranë Treskavecit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 21:32

Dy vajza, turiste nga Polonia, janë shpëtuar në orët e vona të pasdites në shkëmbinjtë në afërsi të manastirit të Treskavecit, të cilin po e vizitonin. Vajzat nuk janë lënduar rëndë dhe kanë pësuar vetëm gërvishtje.

Rreth orës 16, vajzat kërkuan ndihmë pasi teksa lëviznin nga manastiri tatëpjetë drejt qytetit, ato ranë në një shkëmb të thepisur dhe rrezikonin të lëndoheshin. Një vajzë po mbahej për gurin. Ata ishin pjesë e një grupi më të madh turistësh dhe mbetën prapa grupit që kthehej nga vizita në kompleksin e famshëm të manastirit maqedonas.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), operacionin e suksesshëm të shpëtimit konkretisht dhe shpejt e ka realizuar Darko Nedanovski me kolegun e tij Ivan Atanasovski, anëtarë vullnetarë të klubit speleologjik “Zllatovrv” nga Prilepi.

Në terren ka dalë edhe një ekip i zjarrfikësve të Prilepit me katër zjarrfikës dhe një automjet për terren. Për ngjarjen janë njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB dhe QMK-Manastir.

Sipas informacioneve nga Nedanoski, vajzat janë nxjerrë në orën 17:15 dhe është konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit