Milani merr fitoren e parë në Champions League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.09.2022, 20:52

Milani ka arritur sonte suksesin e parë në këtë edicion të Champions League duke mundur 3-1 në shtëpi Dinamon Zagrebit dhe njëkohësisht ka arritur të marrë kreun e grupit.

Kroatët bënë çudinë në ndeshjen e parë përballë Çelsit duke mposhtur londinezët, por nuk ia dolën të merrnin pikë përballë kuqezinjve.

Këta të fundit zhvilluan një ndeshje në sulm sidomos në pjesën e parë, ndonëse në fund iu desh një penalti që të gjenin avantazhin me Zhiru.

Salemakers shënoi golin e dytë por Orsiç u përgjigj shpejt për kroatët duke mbajtur sfidën të hapur derisa erdhi goli i Pobega i cili vulosi fitoren e italianëve.

Ndërkohë, në Grupin F, Shakhtar Donjetck konfirmohet si pretendent për vazhdimin në turne pasi barazoi 1-1 me Sëlltik dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve pas dy sfidave të para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit