Interesim i ulët i studentëve për të studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 20:41

Interesimi për të studiuar Gjuhën dhe letërsinë shqipe e posaçërisht programin Përkthyes dhe interpretim është vazhdimisht në rënie, tha Ismet Osmani përgjegjës i Katedrës pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup.

Sipas tij mos përfillja e këtyre drejtimeve ka të bëj me largimin e të rinjve jashtë vendit si dhe interesimin e tyre për shkencat tekniko teknologjike,raporton alsat.“Rënia, tani mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme për arsye se është një rregull e pashkruar. Një pjesë e madhe e studentëve regjistrohen në fakultetet e teknikës, informatikës, një pjesë në fakultetet e ekonomisë, pastaj juridikut e kështu me radhë. Na mbetet një numër shumë i vogël për këto studimet tjera. Ka edhe probleme të natyrave tjera, një pjesë e të rinjve ikin jashtë, një pjesë tani mund ta quajmë edhe si problem demografik”, tha Ismet Osmani, përgjegjës i Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Shpresa për plotësimin e vendeve të lira mbetet në afatin e dytë për regjistrim, më 15 dhe 16 shtator. Osmani kujton se në afatin e parë janë regjistruar 12 studentë në grupin arsimor dhe vetëm 1 student në grupin e përkthimit.

“Shfrytëzoj rastin ti ftoj kandidatët, ata të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm që të paraqiten në këtë program studimor, në grupin e përkthimit për arsye se i kanë mundësitë e mëdha, është një grup jashtëzakonisht atraktiv. Jemi në kontakt me të gjitha institucionet e vendit dhe ata kanë nevojë për përkthyes. E mira është që sivjet Ministria e Arsimit ka ndarë edhe bursa pikërisht për këtë grup studimor”, u shpreh Ismet Osmani, përgjegjës I Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në drejtimin Gjuhë dhe letërsi shqipe janë paraparë 50 vende të lira ndërsa në grupin e përkthimit 30 vende të lira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit