U acarua me Kurtin, Shqiprim Arifi takon opozitën në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 19:10

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar një seri takimesh me opozitën në Kosovë. Ai ka qenë për vizitë në Tiranë. Këto takime vijnë pas acarimit të raporteve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, sot është pritur në takim nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Këtë e ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake”, thuhet në postimin e LDK-së.

Ndërsa, Arifi sot në Facebook, ka postuar edhe një fotografi me deputetin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Takimi me mikun Enver Hoxhaj, përherë kënaqësi! Diskutimet e frytshme për situatat e vështira dhe shpresën për ndryshim në të ardhmen, i gjejmë me vëllezërit kosovar!”, ka shkruar Arifi.

Kreu i Preshevës, dje është pritur edhe nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ndërkaq para katër ditësh, Arifi u prit edhe në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj e më pas u prit edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Kënaqësi dhe nder të jem sot tek vëllai im Erioni, si çdo herë, me të cilin kemi një marrëdhënie e veçantë. Nuk është as politike, nuk është as kolegjiale, sa është vëllazërore dhe shpirtërore, dhe në këtë kontekst është për mua, dhe për ne nga Presheva në përgjithësi, jo vetëm një nder, por edhe kënaqësi shpirtërore të jemi këtu me ty, me stafin tuaj, në vendin më të të dashur për preshevarët, Tiranën. Ju urojmë për punët, ju urojmë edhe për sukseset të cilat po shihen qartazi dhe ti Erion je i dashur dhe i mirëseardhur në Preshevë”, deklaroi Arifi më 10 shtator.

Kujtojmë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, më 5 shtator e vizituan Luginën, por ata nuk shkuan në Komunën e Preshevës. Sipas Shqiprim Arifit ky anashkalim i qëllimshëm ka një histori më të gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit