Inflacioni këtë vit ka arritur në 11.6 përqind

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 14:35

Inflacioni mesatar në periudhën janar – gusht 2022 është 11,6% në nivel vjetor dhe kryesisht rezulton nga faktorë të jashtëm në anën e ofertës, njofton Banka Popullore e RMV-së.

Prej atje theksojnë se kontributin më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm e ka rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë ndikuar nga zhvillimet në tregun botëror të energjisë.

“Megjithatë, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transmetimi në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej pritjet inflacioniste, gjë që tregon nevojën për politika të brendshme të kujdesshme. Në muajt e fundit, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rregullime më të theksuara në rënie në bursat botërore, të cilat në periudhën e ardhshme mund të sjellin rregullime rënëse edhe të çmimeve vendase”.

“Në të njëjtën kohë, rishikimet e pritjeve të rritjes për disa prej këtyre çmimeve janë gjithashtu në rënie. Megjithatë, pasiguria e dinamikës së ardhshme të çmimeve të produkteve parësore në bursa, e veçanërisht të produkteve energjetike, theksohet për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit