VMRO-DPMNE: S’jemi të kënaqur me punën e Danella Arsovskës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2022, 09:09

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva ka komentuar dorëheqjet e fundit të kuadrove të partisë nga funksionet në Qytetin e Shkupit. Miteva tha se VMRO-ja nuk është e kënaqur me punën e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Arsyet për të cilat funksionarët e VMRO-DPMNE-së kanë dhënë dorëheqje po i shohim në opinion përmes deklaratave të tyre. Por si parti që e ka mbështetur projektin për Shkup modern dhe që mbështeti kandidaturën e pavarur të Arsovskës, sinqerisht duke besuar në këtë koncept, mund të them se nuk jemi të kënaqur nga puna e deritanishme të kryetares dhe vlerësojmë se pak është realizuar”, tha mes tjerash Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit